FITORJA

Krasniqi: Kurti rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së tha se është e padrejtë dhe e pasaktë se sindikatat janë nxitur nga opozita.

“Kurtin e kanë votuar të gjithë, edhe mësuesit. Ai e ka obligim ligjor e kushtetues të drejtojë qeverinë dhe ajo duhet të gjejë zgjidhje”, u shpreh Memli Krasniqi, duke shtuar se pagat kanë mbetur njësoj e çmimet janë rritur me 30%.

Krasniqi tha se ka tendenca për ndarje bardhë e zi, që t’i ndajë mësimdhënësit me prindër. “Nuk është se mësuesit janë vetëm profesionistë, por janë edhe prindër”.

Ai tha se këmbëngulja e SBASHK-ut, nuk duhet të mbetet, por të kërkohet një kompromis. “Aq sa kam parë, këta kanë ofruar që të ketë lëvizje, por kryeministri ka thënë se asnjë cent nuk e jep më shumë”, u shpreh ai.

FITORJA

“Kjo ka degjeneruar me 50 euro e 70 euro. Janë këta mësimdhënës që nën kërcënimin e Serbisë, pa paga na kanë shkolluar ne”, rikujtoi kreu i PDK-së, sipas të cilit, nuk mund të degradohen mësimdhënësit deri në këtë shkallë. “Kërkesa e tyre është për dinjitet”, ka theksuar Krasniqi në RTK.

Më tej, Krasniqi tha se tendenca e Kurtit që vetëm ai e ka mirë, rrezikon të rrëshqasë drejt autokracisë. “Kurti refuzoi të takojë grevistët, se nuk takohem me Jasharajn sepse ata nuk janë niveli im. Kritika e tij ndaj medieve thuajse kërcënuese.

Ashtu edhe ndaj sistemit të drejtësisë e po ashtu edhe ndaj opozitës”, tha Krasniqi, duke shpjeguar arrogancën, që sipas tij, e ka Kurti ndaj të tjerëve. “Kjo nuk ka vend në një vend demokratik”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.