Uji Dea

Krasniqi: Kurti ka gabuar, është vonuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha se kryeministri Albin Kurti ka gabuar sa i takon procesit të dialogut.

Ai u shpreh se në 2 vite angazhim nuk kanë parë progres të vërtetë përveç takimeve në nivel të lartë mes Kurtit dhe Vuçiç.

“Shumica e këtyre takimeve kanë qenë më shumë momentume për t’i shfrytëzuar të dy palët për çështje të brendshme, për konsum politik, për të treguar populizmin qoftë Vuçiç në Serbi apo Kurti në Kosovë dhe jo për të çuar tutje procese të cilat edhe ashtu kanë qenë të përafruara,” – tha Krasniqi për Euronews.al.

Uji Dea

Sipas tij angazhimi i shtuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë sekretarit Blinken apo Escobar, është një indicie e mirë për vijueshmërinë e dialogut.

Lajçak gjithashtu dhe të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës për çështjen e dialogut përveç të dërguarve të tjerë janë një shenjë e mirë gjithashtu, sipas Krasniqit.

Pavarësisht këtij interesimi të shtuar, kreu i PDK-së thotë se nuk janë drejt fundit të një njohje reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.