RCCOLA

Krasniqi: Kurti është mjeshtër në propagandë e mashtrim, është i pa konkurrencë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë një intervistë në media ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke cilësuar si “kampion në propagandë e mashtrim” dhe kështu sipas Krasniqit në këto dyja Kurti është i pa konkurrencë.

Këto Krasniqi i ka thënë gjersa ishte duke e komentuar vendimin e Ministri së Arsimit që t’i subvencionojnë prindërit e fëmijëve për tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën, kështu duke thyer traditën disa vjeçare, ku vetë ministria ua siguronte librat nxënësve.

Mobi Casa

“Kryeministri është pa asnjë hezitim e them nëse ka diçka që është mjeshtër, është kampion, është i pa konkurrencë është propaganda. Për atë ne s’mund ta konkurrojmë në skenën politike. As tash as në të kaluarën për propagandë edhe për mashtrim s’mundet me ia kalu. Kështu që ai iluzionet që ai i krijojnë me vizitat e inskenuara, nuk e tregon të vërtetën, e vërteta është në oborret e shkollave, e vërteta është në klasë ku fëmijë edhe librat që i kanë blerë nuk e dinë a i kanë blerë të saktë”, ka thënë Krasniqi për “Lajmi.net”.

Gjithashtu, Krasniqi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se Qeveria Kurti, përmes veprimeve të saj të “pakuptueshme dhe të papërgjegjshme, ka rikthyer kohën e ish-Jugosllavisë në Kosovë”.Prandaj, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës – për çka i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të takohen në zgjedhje.