Krasniqi: Kurti do të hyjë në histori si mashtruesi më i madh

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Bajram Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata.

Ligjvënësja opozitare përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.

Mobi Casa

Sipas saj, Kurti harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.“Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, shkroi ndër tjerash ajo.”Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, ka shkruar deputetja.