Fundamenti

Krasniqi: Krijimi i Gjykatës Speciale, heqje dorë nga sovraniteti

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se me krijimin e kësaj gjykate vendi ynë është duke u kthyer tre hapa mbrapa.

“Kërkesa për themelimin e kësaj gjykate e ka vënë Kosovën në pozita të vështira dhe tepër inferiore në krahasim me Serbinë. Këtë pozitë inferiore Kosova e kishte edhe gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel që sa vite. Ne para pak viteve e hoqëm mbikëqyrjen e pavarësisë, tani po i bëjmë tre hapa prapa, po heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit”, ka deklaruar Krasniqi.

FIDANISHTJA

Ai ka vlerësuar se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe se themelimi i Gjykatës Speciale ka ardhur si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë në asnjë fushë të jetës, por problemin kryesor politik e ka në sistemin e drejtësisë, në gjyqësi e prokurori. Për fat të keq, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe prokurorinë e gjyqësorin e EULEX-it, kemi këmbënguljen e ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciale. Me këtë kërkesë, institucionet tona fillimisht duhet ta bëjnë abrogimin e Kushtetutës, pastaj do të duhej të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit”, është shprehur Krasniqi.

Ai i ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, për të cilat ka thënë se i ngjasojnë periudhës së Millosheviqit.
“Si sulmet e shtetit serb të Millosheviqit, që qëllim kryesor kishin vendbanimet shqiptare, edhe Gruevski ndoqi po atë logjikë, logjikën e gjenocidit. Se Gruevski është një diktator në kaçikun e tij, po e tregon edhe afera e përgjimeve. Xhevahire e re e atyre përgjimeve është Jankullovska, e cila kujdeset për zhdukjen e shqiptarëve. Mbetja e BDI-së në atë qeveri dhe bashkëngjitja e PDSH-së hapin shumë pyetje e pikëpyetje??? Nuk di se edhe çka duhet të bëjë kjo qeveri që shqiptarët ta braktisin”, ka theksuar Krasniqi.

Në këtë kontekst, ai i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mënyrën e reagimit karshi këtyre zhvillimeve.
“Reagimet e institucioneve të Kosovës, për çudinë tonë, kanë qenë në mbështetje të masave që mori Qeveria e Gruevskit! Kjo nuk është dashur të ndodhë, sidomos pas aferës së përgjimeve. Qeveria jonë në një situatë të tillë do të duhej të kërkonte një ndërhyrje ndërkombëtare, do të duhej të interesohej për të burgosurit, se ata janë qytetarët tanë dhe do të duhej të kërkohej të merrnin pjesë në identifikimin e të vrarëve. Këto masa nuk po i shohim se po i merr Qeveria jonë”, është shprehur Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.