UBT

Krasniqi: Kosova është e lirë dhe e pavarur falë kontributit të heroit Agim Ramadanit me shokë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 23 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi se sot Kosova është e lirë dhe e pavarur falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë.

Fundamenti

“Sot, 23 vjet pas flijimit për Atdhe, kujtojmë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin. Sikur shumë mërgimtarë, “Katana” kishte lënë sigurinë dhe luksin e Evropës për t’iu përgjigjur kushtrimit në Kosovë. Me përkushtim e guxim të madh, Agimi me shokë bën historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar”.

“Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe me perspektivë evropiane, vetëm falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.