Eko Higjiena

Krasniqi: Koalicioni PDK-LDK po merret me shantazhime e frikësime

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ky subjekt politik nuk mund të dëmtohet nga largimet e fundit të disa anëtarëve.
Ai për ‘Epokën e re’, theksoi se bashkimi për të themeluar Nismën ka qenë vullnetar, por edhe largimet individuale janë vullnetare.

Krasniqi ka bërë me dije se deri kah fundi i kësaj jave organi kryesor i Nismës do ta thotë fjalën e tij për largimet e fundit.

Uji Dea

Ai është shprehur i bindur se Nisma do t’i bashkojë të gjithë ata njerëz që i dëshirojnë ndryshimet në Kosovë.

“Koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk është duke u marrë me asgjë, përpos me shantazhime dhe frikësime të njerëzve”, është shprehur Krasniqi. /Telegrafi/