Krasniqi: Kidnapimi i policëve, qëndrim i qartë se Serbia nuk do paqe në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se Serbia bëri një akt armiqësor dhe të agresionit ndaj Kosovës.

“Arrestimi i policëve tanë brenda territorit tanë janë shkelje e sovranitetit. Mbi të gjitha ky është një provokim i hapur dhe qëndrim i qartë se Serbia nuk dëshiron paqe në Kosovë”.

Krasniqi ka krahasuar këtë veprim të Vuçiqit me ato të Millosheviqit në të kaluarën.

UBT

Kryeopozitari ka thënë se në këto momente Kosovës i duhet mbështetja e miqve ndërkombëtarë dhe KFOR-it.

Ai ka kërkuar informacione për jetën dhe shëndetin e tre policëve që tashmë janë në burgjet e Serbisë.

“Kërkojmë informacione nga Kurti se çfarë veprime ka marrë qeveria për kthimin e policëve të shtëpi. A është kërkuar ndihma e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. A është kërkuar ndihma e aleatëve”, ka deklaruar tutje Krasniqi./Telegrafi/