Eko Higjiena

Krasniqi: Këtë masë të Kushtetueses s’e kemi kërkuar, dëshira jonë ishte që të nxirrej aktgjykimi para afatit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm që nxori Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi një masë të përkohshme nga 27 korriku – kur përfundon afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – deri më 8 gusht përmes të cilës pezullon punën e deputetëve.

Por, këtë masë, Krasniqi tha se këtë masë nuk e kërkoi PDK-ja, por tha se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen gjithmonë.

“Masë që e ka caktuar gjykata. Ne s’e kemi kërkuar atë masë, por është në të drejtën e tyre dhe unë po besoj që ka një arsye që s’mund ta paragjykoj unë. Cila mund të jetë arsyeja është ndoshta diçka që mund ta kuptojmë kur të publikohet aktgjykimi final, por ne e kemi thënë gjithmonë se vendimet e Kushtetuese s’janë tavolinë suedeze. Jemi të obliguar që t’i zbatojmë dhe ajo që tashmë po dihet është se kanë mbetur më pak se 48 orë për ta konstituuar Kuvendin bazuar në aktgjykimin e kaluar”.

HW

Krasniqi tha se janë në pritje të një aktgjykimi, i cili do të jetë vendim final për hapat e ardhshëm dhe daljen nga bllokada ku ka ngecur me muaj Kuvendi i Kosovës.

“Çka do të thotë Gjykata në aktgjykimin e ardhshëm në rastin që e kemi dërguar ne mbetet të shihet. Dëshira jonë ka qenë që të ketë një aktgjykim të publikuar para se të skadojë afati në mënyrë që ta kenë të qartë edhe deputetët se cilët janë pasojat, por po presim”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.