Hidromorava

Krasniqi kërkon të shpallen zgjedhjet e parakohshme, thotë se s’do të votojnë në seanca e komisione

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se do të kërkojnë që të shpallen zgjedhjet e reja, pas situatës së krijuar në nivel vendi me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Krasniqi ka kërkuar që shkuarja në zgjedhje të bëhet përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti apo me shpërndarje të Kuvendit.“Ne nga sot në një kohë sa më shpejt të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Mobi Casa

Kreu i PDK-së ka paralajmëruar edhe bojkot të punës së Kuvendit, për të cilat tha se nuk do të votojnë në seanca e komisione parlamentare.“Ne nga sot nuk do të votojmë asnjë forum të Kuvendit të Kosovës, as në komisione parlamentare e as në seanca plenare, as ligje, as marrëveshje ndërkombëtare sepse situata në Kosovë nuk është normale”, u shpreh tutje Krasniqi.