Fundamenti

Krasniqi kërkon falje: Do të kthehem fuqishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Haxhi Krasniqi e di që ka lëshuar një rast të mirë për të fituar titullin e botës në boksin profesionist.Kjo bën që boksieri kosovar ta pranojë edhe më vështirë disfatën që e pësoi të shtunën mbrëma nga gjermani Juergen Braehmer në Rostock të Gjermanisë. Braehmer e mbrojti titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në versionin WBA.

Krasniqi ishte sfidues i tij dhe doli të jetë kundërshtar mjaft i fortë për 36-vjeçarin Braehmer. Por paraqitja e junikasit të shtunën nuk ishte e mjaftueshme për t’ia marrë titullin gjermanit. Krasniqi e dorëzoi meçin pas raundit të nëntë, kur nuk u ngrit fare për të zhvilluar raundin e dhjetë. Pas disa goditjeve të Braehmerit, Krasniqi pësoi lëndim, përkatësisht çarje të madhe në buzën e sipërme dhe në kampin e tij vlerësuan se meçi nuk duhej të vazhdonte. Në fund të raundit të nëntë, Braehmer tregoi përvojën dhe cilësinë e tij duke i dhënë disa goditje rresht Krasniqit.

Njëra goditi rrëshqitshëm buzën e Krasniqit dhe e çau dukshëm atë. Krasniqi humbi kontrollin paksa, gjyqtari në ring i numëroi, por kosovari vazhdoi luftën. E mbaroi atë raund, por jo edhe më shumë.

KKVITI

Pritjet e Krasniqit, por edhe të tifozëve të tij të shumtë shqiptarë para meçit ishin të mëdha. Krasniqi ishte shprehur i bindur se do të fitonte, dhe kështu do bëhej shqiptari i parë që fiton titull të botës në boks.

Krasniqi të dielën është ndier shumë i mërzitur. Është ndier ashtu për mundësinë e lëshuar dhe që nuk i gëzoi tifozët me titull.
“Meçi ishte shumë i mirë, ishte emocional. Veten gjatë tërë kohës e kam ndier shumë mirë. Kam pasur momente të vështira, por asnjëherë nuk kam menduar se nuk do të fitoj”, ka thënë Krasniqi të dielën për “Kohën Ditore”.

Më tej ai shtoi se do të punojë për t’u kthyer fuqishëm dhe për t’u bërë kampion bote, teksa u kërkoi falje fansave shqiptarë anë e mbanë që nuk arriti t’i gëzojë. /Telegrafi/KohaDitore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.