Fundamenti

Krasniqi kërkohet nga skuadrat turke

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Liridon Krasniqi mund të rikthehet përsëri në futbollin turk pas aventurës së tij në Malajzinë e largët.Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka treguar formë të lartë me skuadrën e tij Kedah duke fituar edhe titullin e kampionit.

Ai sapo ka vazhduar kontratën deri në fund të vitit 2016 ku është lojtari më i paguar në klubin e tij.

Por ai mund mos ta gëzojë shumë këtë kontratë, pasi ofertat në drejtim të tij kanë nisur të vijnë.

Sipas medieve turke, tri skuadra nga Turqia kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit vitias.

Dy ekipet nga superliga e Turqisë, Mersin dhe Gazintepspor po e kërkojnë, ndërsa skuadra e tretë është nga liga e parë Adanaspor por që ka gjasa të mira për inkuadrim në elitën e futbollit turk.

UBT

Por në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Malajzia së paku deri në verë.

“Sapo kam nënshkruar kontratë të re këtu dhe nuk mendoj se do të largohem deri në verë”.

“Është e vërtetë që ka pasur shumë skuadra të interesuara por nuk mund të flasë rreth kësaj çështje njëherë. T’ia lëmë kohës dhe do ta shohim se ku do të transferohem”, deklaroi Krasniqi për Telegrafin.

Kujtojmë që Liridoni ka qenë ndër lojtarët më të pëlqyer në Malajzi falë paraqitjeve të tija mbresëlënëse në fushë dhe ka bërë shumë tifozë për vete të cilët shpeshherë shkojnë ta ndjekin atë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.