UBT

Krasniqi jep lajmin e mirë: Kosova bëhet anëtare e Partneritet për Qeverisje të Hapur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership (Partneritet për Qeverisje të Hapur).

Ministri Krasniqi, përmes një postimi në platformën X (ish Twitter) ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike.

“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka njoftuar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Fundamenti

Very glad to share the news that Republic of Kosova has become the newest member of @opengovpart. We join the rest of the world’s democratic countries in a common commitment to open, accountable & innovative government and to encouraging citizen engagement in policymaking.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur apo Open Government Partnership është iniciative globale ndër-qeveritare, e cila filloi në vjeshtë të vitit 2011 dhe si mandat ka krijimin e kushteve për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse përballë qytetarëve në shtetet përkatëse.

Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale. /Telegrafi/