GRANDEMALL

Krasniqi: Ja pse i ndava rrugët me pronarin e gjithëpushtetshëm të PDK-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi i ka potencuar pesë pikat, që sipas tij, janë arsyet e ndarjes me drejtuesin e kësaj partie, që ai e quan pronar dhe të gjithëpushtetshëm në PDK, kryetarin Hashim Thaçi.

Arsyet e plota të Krasniqit:

Qe disa nga arsyet e ndarjes së rrugëve me drejtuesin (pronarin) e gjithëpushtetshëm të PDK-së. Nuk ka e as ka pasur ndarje për inate personale. Ndarja është kryekreje konceptuale. Momente kyçe të kësaj ndarje ishin:

1.Zgjedhjet e fundit (2010) për Kuvendin e Kosovës dhe mënyra e zgjedhjeve të deputetëve nga komisionarët e PDK-së;
2.Mënyra sesi u bë koalicioni dhe dhurimi i posteve, si i Presidentit ashtu dhe ato në kabinetin qeveritar etj.,

ARKATANA

3.Qasja ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe procesit të privatizimit ( për këtë proces kemi pasur dallime edhe në kohën kur ne ishim në opozitë e sidomos ndaj privatizimit të feronikelit), por edhe më vonë;

4.Qasja ndaj bisedimeve, Thaçi as nuk dëshironte të bisedohej kjo çështje si duhet, ai impononte mendimin e vet duke u thirrur te faktori ndërkombëtar dhe kështu ngufaste çdo mendim apo ide ndryshe; dhe

5.Imponimi i zgjedhjeve të brendshme në PDK pa bërë asnjë përgatitje paraprake. Në fakt, nuk ishte qëllimi i zgjedhjeve, qëllimi ishte i eliminimi i kuadrove që kishin njëfarë uni e dinjiteti politik e intelektual e njerëzor dhe kjo u bë më shumë me emërime se sa me zgjedhje.

Janë këto disa nga arsyet kryesore që quan në ndarjen e domosdoshme të rrugëve. Zgjedhjet e fundit për pushtet lokal, kur u pa se qytetari din të flas e din të ndëshkoj, sikur e kanë kthjellur të parin e partisë i cili kur humb i porosit të tjerët të flasin, gjë që nuk është e pa njohur për publikun. Tani është vonë, madje tepër vonë. /orainfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.