Eko Higjiena

Krasniqi: Islami nuk justifikon vrasjet e njerëzve në katedrale – Profetin Muhamed arabët e persekutuan por ai nuk iu hakmor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hoxhë Shefqet Krasniqi në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit në botë pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed nga një revistë satirike franceze, e që më pas rezultuan me disa akte terroriste në Francë.

Hoxha thotë se pejgamberët e Zotit janë fyer ndër vite por që sipas tij kjo nuk i dëmton ata.

“Edhe Profetin Muhamed e persekutuan arabët në mënyra më të rënda, por ai asnjëherë në jetën e vet nuk është hakmarrë as edhe ndaj armiqve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se dhuna nuk është zgjidhje asnjëherë për t’i zgjidhur problemet.

ARKATANA

Hoxha thotë se çdo mysliman ka dënuar aktin makabër që e bëri në një kishë në Francë një i ri tunizian.

“Me çfarë të drejte ai futet në një kishë ku njerëzit po luteshin në mënyrën e vet. Çfarë faji kishin ata të moshuar që po luteshin në mënyrën e vet për t’iu falur ndonjë gjynah. Këtë vepër më së paku e justifikon feja islame”.

Krasniqi thotë se Profeti Muhamed nuk ka përdorur dhunë dhe nuk justifikohem mbrojtja e tij me dhunë.

“Zoti e ka mbrojtur dhe e mbron Muhamedin”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.