RCCOLA

Krasniqi ia evidenton gabimet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka njoftuar se sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

Krasniqi tregoi se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, “pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër”.

Ai fajësoi Kurtin duke thënë se ujdia e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Uji Dea

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas ligjvënësit opozitar, “kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

“Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, shtoi Krasniqi.