RCCOLA

Krasniqi i quan bashkëpartiakët zvarranik

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PDK-së, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj shkrimit të gazetës online Express, duke e quajtur këtë të fundit si një medium të pistë.

Më tutje, Kransiqi ka hedhur baltë edhe ndaj bashkëpartiakëve, të cilët madje i quajti zvarranik dhe përfitues.

Letrën e plotë të Krasniqit mund ta lexoni më poshtë:

Sot gazeta e pistë ekspres ka shkruar: ” Jakup Krasniqi tenton të shpërlahet”…

RCCOLA

Unë nuk po ju përgjigjëm gazetarëve që shkruajnë me porosi, as drejtuesve që i vejnë emrat de jure, unë po i përgjigjëm drejtuesit në prapaskenë se e gjithë jeta e tij politike është e ngritur në mjegull e në prapaskena. Se unë Jakup Krasniqi nga Negroci i Drenasit i lindur më një janar 1951, për asnjë pjesë të jetës sime politike e jo politike, nuk kam çka të laj e as shpërlaj e as që do hjek dorë ndonjëherë dhe jo vetëm nga vepra ime, por as nga jeta e vepra e të parëve të mi.

E di që të gjithë ata që e komponuet këtë lajm të pistë, keni 1001 e një arsye të laheni e të shpërlaj, prandaj përpiqeni ti bëni të tjerët si veten tuaj të mbushur me pisllëqe.

Unë nuk po e shfrytëzoi PDK, për të cilën kam investuar gjithë ç’kisha për të bërë parti demokratike. PDK-në po e shfrytëzojnë ata që s’meritojnë, gjithfarë llom-takami, njerëz që as kanë qenë në atë parti, por e kanë sharë e akuzuar në mënyrën më banale dhe me vjen tepër keq që të tillët po e shfrytëzojnë veprën dhe besimin e brezave atdhetarë. Po e përsërisë, prej të parit deri në të fundit në atë parti janë duke e shfrytëzuar e mjelë pamëshirshëm partin, janë duke ngrënë gjakun e shumë brezave dëshmorë dhe mundin e brezave atdhetarë dhe jo vetëm kaq, por janë duke nëpërkëmbur çdo vlerë kombëtare e njerëzore. Unë jam duke e shfrytëzuar punën time, djersën time, kontributin tim, jashtë atyre zvarranikëve të pa gjak e të pa nder. Unë nuk jam fshehur ndonjëherë pas emrave të rrejshëm dhe kështu do të vazhdoj. Unë nuk pendohem e as që kërkoj falje për as kë dhe asgjë.