Eko Higjiena

Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Nënshkrimet e PDK-së i ke gati nesër, shkojmë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili sonte në televizionin publik tha se kur të dojë opozita vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Lideri i PDK-së fton kryeministrin Kurti që nga nesër menjëherë të nisë procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke u zotuar sërish që nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nesër.

Kryetari i PDK-së tha se prej viti të kaluar, PDK në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritë me e shpërnda Kuvendin dhe me shku në zgjedhje sa më shpejt. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati! Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë sadopak ndërgjegje për situatën e vështirë në të cilën e ke sjellë vendin”, ka thënë lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Uji Dea

Edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”.

“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

“LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.