FITORJA

Krasniqi i PDK’së i del në mbrojtje Agim Veliut: Kryeministri po dezerton nga përgjegjësitë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sipas zyrtarit të lartë të PDK’së, Memli Krasniqi, duke u shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Kryeministrit Kurti po qëron hesape politike në situatë krize për vendin.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar para përgjegjësive që ka për t’u marrë me pandeminë e coronavirusit.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, Kosova edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse siç tha Krasniqi kjo situatë nuk mund të kalohet me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti.

FITORJA

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

“Vendi është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19 që po e rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë. Dhe pikërisht sot, kur duhet më së shumti unitet, vëmendje e stabilitet shtetëror për menaxhimin e kësaj krize, Kryeministri gjen momentin për të qëruar hesapet politike, duke shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme. Me këtë veprim të tij, që mund të shkaktojë krizë mbi krizën aktuale, vendi rrezikon të humbë fokusin për menaxhimin e situatës kritike, duke e rritur rrezikun që i kanoset shëndetit publik, rendit dhe sigurisë. I paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, Kryeministri sot vulosi mendësinë që e ka përcjellë vazhdimisht si një dezertor përballë përgjegjësisë aty ku duhet e kërkohet dhe si përfitues i paskrupullt nga rrethanat e momentit, aty ku nuk duhet dhe ku s’është e ndershme. Me veprimin e sotëm, Albin Kurti vetëm sa e konfirmoi urgjencën për shpalljen formale të gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës. Prandaj sot, kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, vendi ynë edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse kjo situatë nuk mund të kalohet suksesshëm me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.