GRANDEMALL

Krasniqi: I kam thënë Kurtit, t`i sovran s’mund të jesh as në zyrën tënde pa Amerikën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke kritikuar raportin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti me Amerikën, në intervistën në Rubikon ka deklaruar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë degraduar.

Ai ka thënën se për PDK-në raporti më i rëndësishëm ndërkombëtar dhe pa konkurrencë është ai me SHBA-në.

“Ne e kemi parë në këtë katërvjeçarin e fundit për fatin e keq të Kosovës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së kanë degradu. Ky ka qenë si me thanë cilësimi zyrtarë nga ana e Administratës Amerikane edhe përmes ambasadës këtu, por edhe përmes përfaqësuesve në Uashington. Bile në mënyrë shumë diplomatike ata e kanë cilësu që ka qenë degradim i cilësisë së raporteve, se pak ma rënd besoj që është thënë në takimet zyrtare”, tha ai.

Krasniqi ka përkujtuar edhe reagimin e fundit të ambasadës amerikane në Prishtinë, javën e kaluar rreth aksionit të policisë për mbylljen e komunave paralele, aksion ky që ishte zhvilluar pa një vendim gjykate.

Fundamenti

“S`janë kursyer as pak edhe javën e kaluar e patëm deklarime të cilat ishin vërtetë shqetësuese për sa i përket raportit tonë me SHBA, që unë konsideroj dhe jam i bindur që për PDK-në është raporti më i rëndësishëm ndërkombëtar e pa konkurrencë”, tha Kurti.

Krasniqi më tej në këtë intervistë ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në momentin që e kuptojmë këtë është ma leht për gjithçka. Sovraniteti i Kosovës ekziston për shkak të SHBA-ve. I kam thënë edhe në zyre edhe publikisht Albin Kurtit, ti sovran nuk mundesh me kanë as në zyrën tënde pa Amerikën. Dhe ata që se kuptojnë këtë punë mendoj që kanë nevojë për me u trajtu. Kush nuk e kupton se Kosova e ka sovranitetin e ka të varur nga raporti me Amerikën, nuk është në rregull, domethanë nuk merr vesh prej politikës, nuk merr vesh prej marrëdhënie ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.