ARKATANA

Krasniqi godet Hazirin, thotë se i ka ëndërr votat e preshevarëve, jo bashkimin e Luginës me Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka goditur kryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për Luginën e Preshevës.

Sipas Krasniqit, i cili tani është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, prapa mbështetjes së Hazirit për bashkimin e Luginës me Kosovën qëndron një synim i tij.

Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar se Haziri i ka ëndërr votat e preshevarëve.

“Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Ëndrra e brezave ishte: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të SHQIPËRISË!

Nëse brezi ynë duhet të krenohet me një aspiratë kombëtare që disa po e quajnë ëndërr, do të duhej të krenoheshim me aspiratën e gjithë brezave shqiptar që nga viti i largët 192/13 e krejt deri të lufta çlirimtare e Kosovës. Kushdo që sot thotë se e kam ëndërr për bashkimin e Kosovës Lindore (jo Preshevë, Bujanovc e Medvegje), duhet ta kenë në mendje, se për atë ëndrrën tjetër janë flijuar mbi 80.000 shqiptarë, kanë mbajtur mbi 600 shekuj burg në kazamatet e Jugosllavisë, pa folur për sakrificat e tjera. Nëse nuk dini a nuk mundi nuk është marre, por ta ngushtoni aspiratën kombëtare nuk është mirë.
Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më.
Qofsha i gabuar në ketë që po e them!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.