Mobi Casa

Krasniqi: Është momenti i fundit që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në një postim në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë, të cilët kanë thënë se Beogradi nuk do të heq dorë nga Liqeni i Gazivodës. Zyrtari i lartë i NISMA ka thënë se tani duhet ti bëhet me dije Serbisë se nuk ka prona në Kosovë. Krasniqi thekson se pala kosovare duhet të tërhiqet nga procesi i bisedimeve.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Krasniqit.

Sipas medieve serbe, Vuçiq para syve të Evropës i paska thënë Isa Mustafës: “Mustafa, nuk ka asnjë shans të pranoj kërkesat tuaja. Nuk e japim Gazivodën”.

Konsensus nacional për vazhdimin e bisedimeve me Vuciqin (Serbinë)

Nga Jakup Krasniqi

HW

Kështu paska fol Vuciqi në Bruksel, por ne ende nuk po e dimë se cila ka qenë përgjigja e Kryeministrit te Kosovës. Nëse e shikojmë faktin se zoti Mustafa ju iku gazetarëve në Bruksel, tregon se ai nuk ka qenë në gjendje që Vuciqit t’ia jep një përgjigje adekuate.

Është momenti i duhur që në sytë e në zemrën e Evropës, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës dhe secili zyrtar i ngarkuar për bisedime, në secilin nivel te tyre, Serbisë se Vuciqit dhe kujtdo tjetër nga qeveria e Serbisë, që t’ju tregohet me argumente se: Serbia jo vetëm që nuk ka prona në Kosovë, por është Kosova ajo që duhet ti kërkon pronat e saja në Serbi. Është Kosova ajo që duhet t’i kërkoj dëmet e luftës dhe te gjitha plaçkitjet tjera të bëra nga Serbia në Kosovë, plaçkitje që Serbia i ka bërë gjatë 87 viteve në Kosovë. Kur këtyre u shtohen humbjet e mëdha njerëzore te atyre viteve me këto te luftës se fundit, Serbia e Vuciqit është deri në fyt e zhytur në borxhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve si komb.

Kjo sjellje e qeveritarëve serbë, kjo pafytyrësi e tyre dhe mos gatishmëri për të ndjerë pendesë për gjenocidin e ushtruar nga qeveria serbe, pjesë e se cilës ishte Vuciqi, është e mjaftueshme që pala e Kosovës, mos të ulej në tavolinën e bisedimeve me kriminelet që tentojnë të kthehen në vendin e krimit, pa ua rreshtuar një serë kërkesash si kushtëzim për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës ti ndërpres sa më parë bisedimet dhe të arrihet një konsensus nacional në shkallë kombëtare, sesi dhe kur të vazhdoheshin ato bisedime.

Ky inferioritet i qeveritarëve tanë në këto bisedime duhet të ndërpritet urgjentisht!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.