FIDANISHTJA

Krasniqi: Edhe personat e vaksinuar mund të jenë shpërndarës të virusit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rastet me COVID-19 në Kosovë po shënojnë ngritje, e njëjtë po ndodh edhe me rastet e vdekjeve, ku vetëm gjatë ditës së djeshme 36 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ftuar në “Ora shtatë” tha se Delta ka bërë infeksionet të rriten, pasi ky variant përhapet më lehtë.

“COVID-19 është sëmundja që shkakton edhe variantin Delta edhe variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani. Duket se varianti Delta e ka rritë fuqinë e përhapjes dhe format e rënda të sëmundjes që po i shkakton. Një person i infektuar me variantet e mëparshme ka mundur t’i infektojë dy deri në tre persona të tjerë, ndërsa për person i infektuar me Delta, mund të infektojë gjashtë deri në tetë persona”, tha Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se edhe personat që janë të vaksinuar mund të jenë shpërndarës së virusit.

“Nuk krijohet imunitet i plotë, pa e marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, por edhe personat e vaksinuar mund të jenë shpërndarës të virusit”, shtoi ai.

ARKATANA

Krasniqi pohoi se situata në SHSKUK është mjaftë e rënduar me numër të madh të rasteve të spitalizuara, duke bërë të ditur se 1250 pacientë janë duke marrë trajtime në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në tetë njësi që tashmë i kemi bërë në QKUK.

Pas kësaj situate, Krasniqi njoftoi se mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të komitetit, ku pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Kam thirrë një mbledhje në orët e vona të natës, ku na është bashkangjit edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kemi përcjell situatën nga ora në orë për të parë se si po zhvillohet. Ne kemi ndërprerë programet elektive të intervenimeve kirurgjike, ato të natyrës joemergjente dhe do të detyrohemi që të pezullojmë fatkeqësisht edhe shërbimet specialistike në mënyrë që të krijojmë vend për pacientët që do të shtrihen nëpër spitale”, shtoi Drejtori i SHSKUK-së

Tutje, ai njoftoi se janë paralajmëruar edhe ardhje të kontingjenteve të tjera të vaksinimit dhe bëri thirrje që qytetarët duhet të jenë të durushëm dhe të vemendshëm që në momentin kur kanë mundësi të caktojnë termine të vaksinimit, t’i caktojnë dhe të vaksinohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.