UBT

Krasniqi, edhe në Dyzeldorf për fëmijët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ish boksieri i kategorisë së rëndë dukej ngapak sikur të kishte kaluar një luftë prej dymbëdhjetë rundesh. Natyrisht, pa lëndime.

Pas maratonës së Freiburgut në të cilën mori pjesë më 7 prill, asi i madh i boksit, shqiptaro-gjermani Luan Krasniqi ka provuar veten edhe në një maratonë tjetër, atë të Dyzeldorfit.

Në të dyja rastet ai ka vrapuar për të mbledhur fonde për strehimoren e fëmijëve S”OS Kinderdorf” të Prishtinës.

“Po, ai dukej disi më i dobët. Kështu u ndodh në fakt njerëzve kur ndërrojnë sportin e tyre. Boksieri Luan Krasniqi ishte njëri ndër prominentët të cilët vrapuan në maratonën e Dyzeldorfit për fshatrat e fëmijëve SOS”, shkruan portali gjerman RP online.

Mobi Casa

Nën udhëheqjen e ish atletit të dhjetëgarëshit dhe fitues i medaljes së argjendtë olimpike, Frank Busemann dhe me ndihmën e trajnerit të vrapimit, Andreas Butz, shtegun e vrapimit e përfunduan .edhe personalitetet prominente.

Ish boksieri i kategorisë së rëndë dukej ngapak sikur të kishte kaluar një luftë prej dymbëdhjetë rundesh. Por, natyrisht, nuk kishte lëndime të dukshme nga kjo. Si je? “Mirë, ok”, thotë ai dhe pas një frymëmarrjeje të rënduar, shton: “Pa problem”.

Ai qeshet. Krasniqi ka vrapuar bashkë me mikun e tij, mjekun Aldo Berti.

Fitimin që del nga vrapimi i tij, Luani do t`ia dhurojë një fshati SOS të fëmijëve në atdheun e tij, në Kosovë”, përfundon rp.online.