UBT

Krasniqi e quan qeverinë “tufë inkompetente” për shkak të mungesës së materialit për pasaporta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se asnjë arsyetim për mungesën e materialeve për prodhimin e pasaportave nuk e arsyeton Qeverinë të cilën ai e cilëson si të “paaftë” dhe “tufë inkompetente”.

Problemi me materialet është tash e disa muaj, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Gjermania që t’iu mundësojë mërgimtarëve udhëtim me pasaporta të skaduara.

Për këtë Krasniqi e ka kritikuar Sveçlën, por edhe gjithë Qeverinë Kurti.

“Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që ju shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e motmotve ta kalojnë bashkë me ta”.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, të dielën.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare ka pyetur se pse vetëm Kosova në gjithë Evropën nuk ka material për pasaporta.

“Asnjë arsyetim nuk i shfajson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?”.

“Duke bashkëndjerë me ta për këtë keqtrajtim nga Qeveria, por duke i falënderuar për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar, u uroj të gjithë mërgimtarëve rikthim të mbarë e të sigurt nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Uroj Vit të ri të mbarë, të suksesshëm e të begatë për të gjithë mërgimtarët tanë dhe familjet e tyre nëpër botë”, ka shkruar Krasniqi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.