RCCOLA

Krasniqi e konsideron “alarmuese” anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

I pari i PDK-së anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri e ka quajtur “alarmuese”.

Krasniqi ka thënë në kohën kur aleatët perëndimorë janë “të zhgënjyer” me Qeverinë e Kosovës, kemi nevojë për Shqipërinë.

“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi.

Hidromorava

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se i ka kërkuar homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive, që është paraparë të mbahet në Gjakovë më 14 qershor, por ai nuk ka pranuar.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, tha Rama gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media.

Kryeministri i Shqipërisë tha se ndjen keqardhje që nuk gjeti dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit./Telegrafi/