Fundamenti

Krasniqi: Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale nuk po ofrohet shkaku i politikës – janë 20 mijë raste të padënuara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi ka kërkuar që të publikohen emrat dhe mbiemrat e përdhunuesve në Kosovë.

Në këtë mënyrë sipas saj, do të prandaloheshin rastet e ngjashme në të ardhmen.

“Ne duhet me qenë sa më të lirshëm me fol se dhuna nuk është që ndodh vetëm nëpër luftëra. Këto ndodhin për çdo ditë. Po ndodhin edhe në Kosovës, po ndodhin edhe më të miturat. Janë diku 20.000 raste të dhunës seksuale në Kosovë dhe se ato ende nuk janë dënuar”, tha Krasniqi.

“Duhet me fol dhe unë jam e pajtimit që dhunuesit pa marrë parasysh ata të publikohen me emër e mbiemër se kush janë se çka po ndodh në Kosovë në ditët e sotme, me nxënës nëpër shkolla, me të fëmijë të vegjël dhe të mitur”, shtoi ajo.

Mobi Casa

“Unë mendoj se është e tmerrshme se për me parandalu diçka, atëher kur t’ja publikon emrin njërit e bllokon të dytin mos me vepru sepse dihet se del në publik dhe besoj se kjo do i zbraps pak ata”, theksoi ajo në ATV.

Ajo thotë se në Kuvend do të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës.

“Në rastin tim unë s’kam fitu drejtësi por do të luftoj për të tjerat dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam hy politikës”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.