Fidanishtja

Krasniqi: Diktimi i çmimeve sikur të ishim në Kinë ose Kubë, po mbetet në duart e një ministre me aktakuzë

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në lidhje me diskutimin dhe propozimin e Qeverisë për të vendosur çmimet tavan në produktet bazë, ka thënë se parimisht janë kundër intervenimit të shtetit në vendosjen e çmimeve, raporton Ekonomia Online.

Sipas Krasniqit, kur ka nevojë për ndërhyrje të tilla, duhet të bëhen sipas kushtetutës, e jo në kundërshtim me të.“Neni 119 i kushtetutës thotë qartë se duhet me pasë autoritete të pavarura që merren me intervenimin në treg në raste emergjente. Ministri nuk është organ i pavarur”, ka thënë Krasniqi.

“Sot, nëse kish me hy ky ligj në fuqi, ne kishim me pasë një ministre me aktakuzë e cila kish me përcaktuar cilat produkte munden qytetarët me i ble, cilat jo dhe me çfarë çmimi. Ky është diktat. Kjo mund të ndodhë në Kinë ose në Kubë, por jo në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Eco Higjiena

Me këtë projektligj, Kryetari i PDK-së ka thënë se do të mbyllen shumë minimarkete të vogla e mijëra qytetarë do të mbesin pa punë.“Deri tash, kjo Qeveri dhe as ministritë që e kanë si obligim primar, nuk kanë paraqitur asnjë evidencë se rritja enorme e çmimeve po shkaktohet nga abuzues të çmimeve. Në fakt, ka qenë vetë kjo ministre që ka thënë se e kanë gjetë fajtorin për rritjen e çmimeve, duke i shpallë fajtorë marketet e vogla të lagjeve për këtë gjë. Atëherë ju kam thënë se e paskët ndërmend me ba një ligj që i mbyllë këto markete dhe, ja ku jemi sot, me pikërisht një propozim të tillë, i cili, fatkeqësisht, do të lë pa punë mijëra qytetarë”, ka thënë Krasniqi.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo është ndërhyrje direkte në tregun e lirë dhe shkelje e ligjit.“Një prej parimeve bazë në deklaratën e pavarësisë së Kosovës, është ekonomia e tregut. Këtë bazament ju sot po dëshironi me e thy. Ju e keni ba një ligj që nuk ka as afat kohor as asgjë. Në rast se duhet me u rregullu tregu, kryesisht në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, për këtë qëllim Republika e Kosovës themelon organe të pavarura, jo Qeveria me i diktu çmimet”, ka thënë lideri i PDK-së.

Më tej, kryetari i PDK-së i ka përmendur refuzimet e vazhdueshme që i kanë bërë për Qeverinë.“Ju kemi ftu që një vjet me e heqë TVSH-në për çmimet esenciale, akcizën për naftë, që kishin me i ulë çmimet, keni refuzuar. E çka po bëni, tash e tutje dëshironi me ju tregu qytetarëve kur munden oriz e makarona me hangër”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.