Eko Higjiena

Krasniqi: Demagogji dhe shkelje e Kushtetutës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka postuar një tekst në të cilin fjalimin e Kryeministrit dhe të disa të tjerëve, në Kuvendin e Kosovës me 23 prill i quan demagogji, ndërsa thotë se askush nuk mbeti pa e shkel Kushtetutën e vendit. Thotë se të gjithë deputetët që votuan për themelimin e Gjykatës speciale, e kanë shkelur Kushtetitën e vendit.

“Ishin disa diskutime të mbajtura në mbledhjen e 23 prillit 2014 që me shtynë të gjurmoj në fjalorë të ndryshëm domethënien e kësaj fjale me origjinë greke. Fillimisht e kërkova në Fjalorin politik të Oxfordit dhe gjeta ketë shpjegim: ‘… shpjegimi i sotëm i fjalës “demagog” është keqësues, si udhëheqës i një turme, me nënkuptimin se kush ngre turmën e bën ketë gjithmonë një qëllim të dobët’. Ndërsa në fjalorin e Mikel Ndrecës: ‘Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja’, shkruan: ‘mashtrim popullor, duke i joshur me premtime të rreme e me fjalë të bukura për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara; qëllim i njeriut me dy faqe, që ndryshe flet e ndryshe vepron’. E njëjta fjalë në Fjalorin e gjuhës shqipe, botim i vitit 2006 shkruan: ‘mashtrim i të tjerëve me fjalë të bukura e me premtime të rreme për qëllime e për synime të caktuara; qëndrim me dy faqe; fjalë të bukura e të zbrazëta për të mbuluar e për të shtrembëruar të vërtetën’”, shkruan Krasniqi.

Fundamenti

“Duke ndjekur shpjegimet e përmendura del se diskutimi i Kryeministrit i cili e akuzonte komunitetin ndërkombëtar ‘për fyerjen e madhe që po i bënte popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës’ e në fund kërkonte nga deputetet votimin e kësaj ‘fyerje’. I ngjashëm me këtë ishte edhe diskutimi i deputetit akademik, i cili thoshte se është kundër Kushtetutës votimi i Gjykatës Speciale dhe në fund votonte për të shkelur Kushtetutën, të cilën nuk do të mbetet kush pa e shkelur të ngratën. E shkelin ata që duhet ta e mbrojnë edhe me jetën e tyre. E shkelin aktin më të rend të shtetit të krijuar pas flijimeve të shumta të kombit. E shkelësit ishin: Qeveria e Kosovës, që i zhvilloi bisedimet në Bruksel për Gjykatën Speciale, Presidentja që e dërgoj Letrën zonjës Eshton dhe përfaqësuesit e popullit që e votuan formimin e Gjykatës Speciale. Nëse të gjithë këta nuk e marrin mundimin për të mbrojtur Kushtetutën, kush tjetër duhet ta bëjë ketë?”, shkruan Krasniqi.

“Ky shkrim i shkurtër u dedikohet të gjithë atyre që i kanë dëgjuar a lexuar diskutimet e përmendura të mbajtura në mbledhjen e përmendur në Kuvendin e Kosovës”, shkruan Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/