ARKATANA

Krasniqi: Degradim total, nga marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar marrëveshjen që është arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër, në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër.

Krasniqi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është dita e katërt që është pranuar marrëveshja dhe tërë këto ditë po flitet për pasojat e marrëveshjes në mungesë të qartësimit.

“Një politikan i përgjegjshëm pa e ftuar hiq do t’i ishte drejtuar qytetarëve për marrëveshjen…por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot… Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka se me ardh në Kuvend e me ju drejtu qytetarëve….”, tha ai, raporton Telegrafi.

Uji Dea

I pari i PDK, deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se po flasin për një marrëveshje që sipas tij preambula specifikon neutralitetin ndaj statusit, ku neni 10 thekson se pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin, neni 7 jep mundësi krijimin e një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e që sipas tij të mos flitet për nenin 11, për aneksin që hap shumë pikëpyetje.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

“Ajo që ka ndodh nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër ky proces ka degraduar në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.