Krasniqi: Burim Ramadani dhe AAK kanë problem me Islamin

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka përsëritur edhe një herë se Viti i Ri nuk duhet festuar nga myslimanët.
Kjo deklaratë e Krasniqit kishte nxitur reagim të deputetit të AAK-së, Burim Ramadani, i cili e kishte quajtur ‘maniak’ Krasniqin.
Ai këtë e kishte bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Akuzave të Ramadanit, imami Shefqet Krasniqi iu ka përgjigjur duke thënë se ai është tendencioz.
“Burimi ka problem me islamin, këtë problem e ka edhe partia e tij. Duket se këta njerëz janë edukuar në frymën ateiste, prandaj gjithmonë iu ka penguar feja islame”, ka thënë Krasniqi për KTV. (ORAinfo)