Fundamenti

Krasniqi bëhet me ekip të ri!

/ 1 minutë lexim

Futbollisti kosovar largohet nga ekipi Kedah pas eksperiencës së shkëlqyeshme disavjeçare. Liridon Krasniqi është bërë me ekip të ri, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin Melaka United duke iu dhënë kështu fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

KKGJILAN

Presidenti i klubit, Adly Zahari ka thënë se përforcimi me Krasniqin, por edhe me tre futbollistë të tjerë, do ta bëjë më të fuqishëm këtë skuadër në Super League.

Krasniqi ka shkëlqyer në ekipin tjetër nga Malajzia, Kedah, ndërsa pret të pajiset me pasaportë të këtij shteti, të cilin synon ta përfaqësojë në të ardhmen pasi Përfaqësuesja e Kosovës nuk po llogarit në shërbimet e tij. /Gazeta Express/