Krasniqi bëhet gati për sfidën jetësore

Haxhi Krasniqi po punon intensivisht për sfidën jetësore që do ta ketë ndaj britanikut Nathan Cleverly.
Javën që shkoi, boksieri kosovar ka ushtruar së bashku me sfiduesin e Wladimit Klitschkos, Francesco Pianeta në një kamp ekskluziv ushtrimesh “Strandhotel Fischland” në Detin Baltik.
Krasniqi do ta sfidojë Cleverlyn në betejën për kampion të botës në peshat gjysmë të rënda, versioni WBO të shtunën në Londër, ndërsa Pianeta do të ketë punë me Klitschkon më 4 maj në SAP Arena të Mannheim.
Pasi i kompletoi ushtrimet e mundimshme, që zgjatën nga e enjtja deri të dielën, Krasniqi bashkë me trajnerin Dirk Dzemski shkuan për t’u mbushur me ajër të pastër dhe për vrapime në plazh.(express)