UBT

Krasniqi: AKI nuk gjeti asgjë kundër Kurtit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi thotë se AKI duket se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në dosjen për Albin Kurtin që është përgatitur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Ata thonë se nuk ka asnjë bazë për të dyshuar se Albini apo dikush tjetër nga Vetëvendosja është bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi të huaj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

Hidromorava

Ai thotë se deri tash ka arritur të mbledhë 23 nënshkrime për nismën e tij për të hapur një hetim parlamentar për shërbimet inteligjente, ndërsa thotë se edhe pesë deputetë kanë premtuar që të enjten do të m’i japin nënshkrimet.

Krasniqi thotë se hezitimi i deputetëve të LDK-së për të përkrahur këtë nismë mund të shpjegohet “me faktin se sipas të gjitha gjasave edhe i ashtuquajturi shërbim sekret i LDK-së, Sigurimi i Atdheut, duket se ka qenë vetëm një filiale e SHIK-ut”. /Telegrafi/