FITORJA

Krasniqi: 15 vite pas miratimit të Kushtetutës, kemi një Qeveri e kryeministër që merr veprime antikushtetuese

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kushtetuta është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë tonë.

Në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht sot kemi një Qeveri dhe një kryeministër që ndërmerr veprime antikushtetuese.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

GRANDEMALL

Ai ka shtuar se PDK mbetet e përkushutar ta mbrojë dhe ta ruaj Kushtetutën.

“Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues. Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.