Hidromorava

Krasniqi: 107 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin për dy vite të Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti përgjatë dy viteve është shpopullimi i vendit.

Krasniqi theksoi se përgjatë dy viteve të fundit, 107,310 qytetarë e kanë lëshuar vendin, duke mërguar për një jetë më të mirë.

“Përgjatë dy viteve të fundit, mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, për të kërkuar një jetë më të mirë larg vendit. Mesatarisht, mbi 1000 qytetarë në javë. Pra, gjatë 2 viteve të qeverisjes suaj, 107,310 qytetarë të Kosovës kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, po si mërgimtarë që kanë humbur shpresën e besimin në perspektivën që mund ta ofroj shteti jonë. Të reja e të rinj, vet e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Mjekë e mësimdhënës. Infermierë e arkitektë. Inxhinierë e bankerë. Nga çdo kategori sociale”, tha kreu i PDK-së.

FITORJA

Krasniqi e ftoi kryeministrin Kurti t’iu shpjegojë rreth 100 mijë familjeve, të cilave ju kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes së tij, se çfarë suksesesh ka arritur për këto dy vite.

“Kosova po zbrazet. Vendi ynë po shpopullohet. Familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedent flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çkado që flet sot Kryeministër, nuk e ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve këtu në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që ju kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksese ke arritur me qeverisjen e sa mirë ua ke përmirësuar jetën”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.