Fundamenti

Kraja: Marrëveshjet me Serbinë janë “shkarravina”, përveç ajo për Asociacionin që ia vë lakun në fyt Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është shprehur se ky institucion ka bërë botime të rëndësishme, me gjithë vështirësitë që ka shkaktuar pandemia e COVID-19.

Në një intervistë ekskluzive për KlanKosova.tv, Kraja ka folur për punën në Akademi, por edhe një sërë procesesh me të cilat përballet vendi ndër vite; si dialogu me Serbinë, “Mini Shengeni Ballkanik”, marrëdhënien Kosovë-Shqipëri…

Sa i përket procesit dhjetëvjeçar të dialogut Prishtinë-Beograd, Kraja ka veçuar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që vlerëson se më të i është vënë laku në fyt shtetit të Kosovës. Ndërkaq marrëveshjet tjera për kryeakademikun kosovar, janë veç “shkarravina”.

“Merrni marrëveshjet që janë arritur me Serbinë (Akademia i ka botuar), lexojini me kujdes dhe do të shihni se të gjitha janë “shkarravina” pa asnjë vlerë, me përjashtim të asaj për “Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës”, e cila ia vë lakun në fyt Kosovës”, është shprehur Kraja.

FIDANISHTJA

“Thënë shkurt, të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel kanë një vijë të kuqe: që të mos preket me asnjë fjalë Rezoluta 1244 e OKB-së dhe që Serbia të konsiderojë Kosovën “territor të brendshëm”. A e dinë njerëzit tanë se në të gjitha marrëveshjet Kosova trajtohet si pjesë e Serbisë, në të gjitha, pa asnjë përjashtim! Dhe tani i vihet Kosovës laku në fyt për Asociacionin, i thuhet se ajo është marrëveshje ndërkombëtare dhe se ajo “i mbikalon” të gjitha dispozitat kushtetuese dhe se ajo duhet të zbatohet me çdo kusht”.

Kraja ka potencuar se “Mini Shengeni Ballkanik, po të ishte ide mirëfilli do të duhej të përkrahej, por ky i tanishmi për të është bërë me prapavijë.

Në këtë intervistë, Kraja ka paralajmëruar edhe ardhjen e librit të tij të radhës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.