Hidromorava

Kraja, i ashpër për Ballkanin e Hapur: Më i zëshëm Edi Rama se Vuçiqi, më i zëshëm Abazoviqi se Gjukanoviqi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Akademisë së Shekncave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pas Ballkanit të Hapur qëndron një “hile”.

Kraja shton se kryeministrat shqiptarë janë çuditërisht më të zëshëm për këtë nisme, se sa ata të rajonit.

ARKATANA

“Ka një gjë që duhet ta kemi të qartë sa i përket zhvillimeve në rajon rreth Ballkanit të Hapur se Më i zëshëm Edi Rama se Vuçiqi, më i zëshëm Abazoviqi se Gjukanoviqi. Është pak absurde, por kështu është. Është pak e çuditshme. Pse është e çuditshme? Pse duhet të jemi kundër Ballkanit të Hapur? Nuk duhet. Por problemi është tjetërku dhe fshihet herë pas here. Edhe kur erdhi në tiranë shefi i KE-së, e këtu tek ne. Jepen deklarata por fshihen të tjera. Gjithëpërfshirës. Pse fshieht ajo?”, thotë ai.

“Kjo është esenca. Esenca është gjithëpërfshirja. Nuk ka arsye tjetër të vecante për këtë punë. Është problemi i gjithëpërfshirjes. Tash për tash, Edi Rama dhe Vucic insistojnë të bëjnë një Asociacion ose bashkim shtetesh, ku janë të parët dhe të dytët e të tretët. Të parët janë Shqipëria dhe Serbia, të dytët Maqedonia e Mali i zi dhe të tretët ne e Bosnja. Një ndarje e tillë nuk mund të bëhet. Nuk është një proces gjithëpërfshirës. Nuk është edhe një proces që i jep Kosovës trajtim të barabartë. Pasi nëse do të ishte nuk ka arsye të mos jemi aty. Sepse Serbia do na njihte atëherë. Por këtu qëndron hileja që po them”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.