Hidromorava

Kraja: Është çasti vendimtar për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Akademik Mehmet Kraja është deklaruar në favor të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se është çasti vendimtar për shtetin e Kosovës.

“Këtë nuk e them me asnjë prapavijë, me asnjë kalkulim politik, e them pas një analize që i kam bërë substancës së kësaj marrëveshjeje, tekstit bazë, jo derivateve të saj, sepse ato nuk i njoh dhe nuk i di”, ka deklaruar Kraja, për ”‘Epokën e re”, duke shtuar se Kosova nuk mund të qëndrojë përjetësisht peng i Serbisë.

Fundamenti

Pavarësisht mbështetjes për këtë marrëveshje, akademik Kraja është shfaqur mjaft kritik ndaj Qeverisë dhe opozitës, sidomos për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. /Telegrafi/