GRANDEMALL

Krahasimin e Donetskut dhe Luhanskut me rastin e Kosovës, Reka e quan analogji false të Putinit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Publicisti dhe ish-diplomati, Blerim Reka, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, në takimin e së martës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku presidenti rus ka thënë se Donetsku e Luhansku janë bërë shtete të pavarura sipas analogjisë së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës.

Reka, ka thënë se analogjinë e mëhershme false të “Krimesë me Kosovën”, dje Putini e “begatoi” edhe me atë të Donbasit.

“Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Guterres, ai u mundua ta shes krahasimin e paqëndrueshëm të dy rasteve krejtësisht të ndryshme”, ka shkruar Reka në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Pavarësia e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare kundër një shteti të huaj pushtues që ushtronte apartheid dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare. Ndërkaq, Kremlini njohu njëanshëm ‘pavarësinë’ e Krimesë, Donetskut e Luganskut për t’i bashkuar Rusisë. Kosova, pra luftoi për çlirim kundër shtetit të huaj (Serbisë), duke e mbrojtur territorin e vet nga ky pushtim. Krimea dhe Donbasi, ndërkaq u ‘pavarësuan’ me pushtimin nga një shtet i huaj (Rusia) duke shkëputur territor të Ukrainës”, ka shkruar Reka.

FITORJA

Më tej ai ka thënë se “jo se këto nuk i din presidenti i njërit nga 5 shtetet-anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Aq më tepër që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dallon qartë këto dy raste, duke vendosur ndryshe. Në vitin 2010, GJND-ja konkludoi se pavarësia e Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare. Po kjo gjykatë e OKB-së muajin e kaluar, e dënoi invazionin rus në Ukrainë, si shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Më qartë se kaq shëndosh. Mirëpo, ‘analogjia’ e Putinit synon mbajtjen e Serbisë në orbitën ruse para ‘hapjes së letrave’ në ‘pokerin e madh’ në East River. Kuptohet, nëse ndërkohë, ai nuk gjykohet për krime lufte”, ka shkruar Reka.

Putin në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se ka lexuar personalisht vendimin e GJND-së për Kosovën dhe se me atë rast GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe Republika e Donetskut dhe e Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë.

Donetsku e Luhansku janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.