Fundamenti

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV e para me 42.30 %, PDK e dyta me 20.95 %, LDK e treta me 18.27 %

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, i cili është miratuar me 10 vota për, shkruan Gazeta Express.

Radoniqi ka bërë sqarim se shpallja e këtyre rezultateve është bërë pas marrjes së dritës së gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe ka thënë se pavarësisht problemeve dhe vonesave, në asnjë mënyrë s’është cënuar integriteti i zgjedhjeve.

Radoniqi ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %.

Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %

Uji Dea

PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %

LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %

AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.