RCCOLA

KQZ: Numërohen 90 për qind të votave: LVV me 47.75%, PDK 17.33%, LDK 13.40%, AAK 7.61%

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

Hidromorava

Numërohen 87.57% e votave

Nga 87.57 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.83 për qind ose 326.717 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 91.278, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.43 për qind ose 50.743, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind ose 18.631.