Fundamenti

KQZ-ja po përgatitet për zgjedhje

/ 1 minutë lexim

Duke e parë se zgjedhjet e reja mbesin opsioni më real për tejkalimin e krizës politike, institucioni që merret me organizimin e tyre tashmë është vënë në lëvizje.

Burime të gazetës Zëri, bëjnë me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë kanë nisur të përgatitjet për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, për shkak të pamundësisë që vendi t’i krijojë institucionet.

Eco Higjiena

Sipas këtij burimi, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ditëve të fundit ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit por dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në drejtim të mobilizimit për organizimin eventual të zgjedhjeve të reja. /zeri/