RCCOLA

KQZ-ja e gatshme për zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu të paktën ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për KosovaPress, duke theksuar se nuk e dinë se a do të ketë apo jo zgjedhje, por thotë se KQZ-ja, është e gatshme për organizimin e tyre.

“KQZ-ja ka mandate dhe obligim kushtetues që ti organizojë zgjedhjet kurdo që ato shpallen nga Presidentja aktuale dhe në momentin që ato shpallen ne i fillojmë përgatitjet, ndërsa tash, aktualisht ne vazhdojmë me punë tona të përditshme dhe presim që në qoftë se vendoset të mbahen zgjedhjet atëherë presim dekretin e presidentes për shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Afatet ligjore dhe kushtetuese, sipas Valdete Dakës, janë 30 deri 45 ditë dhe varësisht se kur shpallen zgjedhjet, qoftë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme KQZ-ja do të dijë se sa ditë i kanë në dispozicion që ti përgatitin zgjedhjet.

Më tej, Daka, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve është obligim i KQZ-së, dhe këta të fundit do t`i organizojnë qysh do qofshin ato, ka përfunduar Daka.