FITORJA

Kqiku: Tatimi në pronë shënon ngritje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Salih Kqiku drejtor për financa tha për rajonipress se inkasimi nga tatimi në pronë ka shënuar ngritje. Kqiku tha se vetëm muaji qershor kur ishin zgjedhjet ka pasur rënie, por tani muaji korrik ka shënuar trende pozitive.

Zyrtarët e komunës së Gjilanit janë të kënaqur me inkasimin e tatimit në pronë pavarësisht akuzave dhe kritikave që dha opozita më herët se gjendja në këtë sektor është para kolapsit.

Salih Kqiku drejtor për financa tha për rajonipress se plani është realizuar madje edhe është tejkaluar tek sektori i tatimit në pronë. “Kemi një rritje të tatimit në pronë tani në muajin korrik dhe kemi një trend pozitiv të pagesave në këtë sektor. Realisht vetëm në muajin qershor kur ishin zgjedhjet kemi pasur një rënie, por ajo tani është tejkaluar dhe kemi trend shumë pozitiv” tha Kqiku për rajonipress.

ARKATANA

Kqiku tha se është shtyrë edhe vendimi për ndëshkimin e atyre që nuk i kryejnë obligimet i paraparë deri më 31 qershor. “Ky vendim është shtyrë deri më 31 korrik shkaku i mërgimtarëve. Deri në këtë datë nuk do të ketë as ndëshkim e as kamata” tha Kqiku.

Kqiku tha se tani në muajt e verës presin nga diaspora që të mbushet arka e komunës edhe më shumë dhe kështu të rriten të hyrat nga të cilat edhe varet zhvillimi ekonomik dhe realizimi i shumë projekteve që janë nisur në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.