K(p)ushtetuesja
Kushtetuesja – pushtetuesja, Kushtetuesja – shtetlakmuesja, Kushtetuesja – kushtepusja, Kushtetuesja – turperuesja …
Deputetët n’ Kuvend shkojnë –
Kushtetutë kurrë nuk lexojnë !
Për pushtet kanë energji ,
Për lexim kanë alergji !
Kushtetuesja – fletë e etshme ,
Për të qenë n’ pozitë t’ përjetshme !
Kushtetuesja beng e beng –
Shtetin tonë po e mbanë peng !
Kushtetuesja është bërë përç –
Politikën po e mbanë ngërç !
Kushtetuta kryet e ngritë –
Nuk ka sëmundje që e mërzitë !
Nuk ka forcë që e koritë –
Veç se vet me ndejë n’ pozitë ,
Deri n’ qiell pallat me ngritë ,
Kurrë n’ tokë t’ Zotit mos me zbritë !
Ca liderë janë mbledhur tok ,
E kanë bërë s’ bashku një bllok –
Hashim Thaçit me i ra në kokë ,
Përgjithmonë me e rrëzua për tokë !
Ky bllok vetën e quan VLAN –
Karrierën e ka në plan !
Por , këtë plan ua prishi evladi ,
Që i ka prindërit nga Beogradi !
Këqyr çka thotë Mahir azgani –
Fjalë ka qua babë Erdogani ,
Do t’ votoni për Hashimin ,
Se për neve, ai, ia qet timin !
Gjilan, më 12.09.2014. Demir Krasniqi


