UBT

KPUMM rekomandon qasjen në planin rregullues “Qendra 4”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (KUMM) ka miratuar të martën, në takimin e parë të punës për pjesën e dytë të këtij viti, propozim-vendimin për revidimin e planit rregullues të hollësishëm ‘Qendra 4’, derisa propozim-rregulloren për leje mjedisore e ka shtyrë për takimin e radhës.

Valon Shefkiu, drejtor për Urbanizëm, ka thënë se “Qendra 4” përfshin një sipërfaqe prej 28 hektarësh, që fillon nga rreth-rrotullimi te xhamia e vogël dhe shtrihet deri te Fabrika e Radiatorëve, ish-Kombinati i tekstilit si dhe rruga e Preshevës.

Riorganizimi i hapësirës bëhet me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për ndërtim të planifikuar, ka thënë Shefkiu, duke nënvizuar se në këtë pjesë të qendrës duhet të lejohet ndërtimi i lartë, si mundësi për zhvillim më të mirë dhen si nevojë për mbrojtjen e tokës.

Propozimi për qasje në këtë zonë, është përkrahur edhe nga opozita. Florina Zymberi (PDK) ka kërkuar që në proces të përfshihen edhe pronarët dhe grupet e interesit.

Uji Dea

Murat Hoxha, kryesues i KPUMM ka thënë se ne do ta japim kontributin tonë edhe gjatë fazës së planifikimit, ku do të organizohen edhe debatet me publikun.

KPUMM ka e ka shtyrë për takimin e radhës propozim-rregulloren për leje mjedisore, për t`i siguruar që është e harmonizuar me ligjin dhe udhëzimet administrative dhe duke kërkuar që të jetë më e arsyetuar te pjesa e taksave.

Fehmi Agushi, zyrtar për Mjedis, tha se kjo rregullore është e nevojshme me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të ndikimeve negative në mjedis. Komuna është autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së dhënies së lejes mjedisore, ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.