FIDANISHTJA

KPMSHCK vendos në favor të Bashkim Isufit, heq masën disiplinore të vendosur nga Komuna e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e parashtruar nga Bashkim Isufi dhe ka hequr masën disiplinore të vendosur nga Komuna e Gjilanit.

KPMSHCK i përbërë nga kolegji që kryesohej nga Ardita Haxhnikaj Demi ka aprovuar kërkesën e Bashkim Isufit i cili ishte ankuar kundër Komunës së Gjilanit në çështjen juridike “masë disiplinore”.

Në vendimin e KPMSHCK thuhet se shfuqizohet vendimi i komisionit për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave i komunës së Gjilanit dhe vendimi i datës 13.12.2018 i komisionit Disiplinor të Komunës së Gjilanit.

Në vendim thuhet se gjithashtu anulohet edhe vendimi i kryetarit të komunës së Gjilanit dhe akt emërimi i datës 12.02.2019.

FIDANISHTJA

Obligohet kryetari i komunës së Gjilanit, që të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke e kthyer ankuesin në pozitën “zyrtar juridik” në drejtorinë e urbanizimit dhe mbrojtje të mjedisit, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e tij e punës.

KPMSHCK duhet të njoftohet me shkrim pas ndërmarrjes së veprimeve në pajtim me këtë vendim.

Kolegji ka shqyrtuar pretendimet ankimore të ankuesit i cili pretendonte se drejtori i urbanizmit nuk është personi kompetent për të iniciuar kërkesën për procedurë disiplinore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.