Uji Dea

KPF votoi pro Draft Buxhetit të Komunës së Vitisë 2019 – 2021

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e nëntë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar dhe votuar për pika të ndryshme të rendit të ditës. Megjithatë më së shumti është diskutuar mbi Draft Buxhetin e vitit 2019-2021 i cili më pas është votuar me shumicë votash.

Në fillim të kësaj mbledhje Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoj anëtarët e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të marrë nga seanca e fundit të Kuvendit Komunal.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim prezantoj gjatë kësaj mbledhje buxhetin komunal 2019-2021. Ai tha se kjo komunë ka mbajtur 25 diskutime publike për planifikimin e buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale me qytetarët e kësaj komune.

Drejtori Rama tha se buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019 do të jetë gjithsej 11.345.554€ . Sipas draft buxhetit komunal 2019-2021 ky buxhet komunal do të ndahet në këtë formë: paga e mëditje 7.309.561€, mallra e shërbime 1.481.703€, shpenzime komunale 221.000€, subvencionime e transfere 210.000€ si dhe shpenzime kapitale 2.123.287€. Megjithatë u bë me dije se buxheti komunal i Vitisë do të shënoj rritje në vitin 2019 prej 2.73%.

ARKATANA

Ndërkaq Hasan Alliu, zv. kryetar i komunës së Vitisë, tha se kjo komunë është munduar të bëjë një planifikim të drejtë të buxhetit komunal dhe për këtë tha se kanë marrë opinionet e banorëve të lokaliteteve të ndryshme të kësaj komune.

Kurse anëtarët e KPF-së nga partitë opozitare paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi draft buxhetin. Megjithatë me shumicë votash është votuar buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019-2021. Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është diskutuar dhe votuar me shumicë votash edhe: Propozim Rregullore për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba, propozim Vendim për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2019, propozim Vendim për inicimin e proceduarave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale- Parkingjet në qytetin e Vitisë.

Gjithashtu është dhënë edhe një informatë për fillimin e vitit shkollor 2018/2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.