Eko Higjiena

KPF: Rriten të hyrat vetanake në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Pasqyrat u prezantuara flasin se për periudhën janar – qershor 2025 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 686.846,20 euro, që sipas shkalles së inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 54.08% ndërsa krahasuar me të hyrat vetanake të së njëjtës periudhë të vitit 2024 të hyrat e këtij viti janë më të larta për 206.539,48 euro.

Të hënën në Viti, nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Kryesuesi Azizi në fillim të takimit i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar fillimisht përmes këtij organi e më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin komunal që kryesisht ju është përgjigjur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

FIDANISHTJA

Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit por vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së kishte marrë dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2025, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe.

Pasqyrat u prezantuara flasin se për periudhën janar-qershor 2025 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 686.846,20 euro, që sipas shkalles së inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 54.08% ndërsa krahasuar me të hyrat vetanake të së njëjtës periudhë të vitit 2024 të hyrat e këtij viti janë më të larta për 206.539,48 euro.

Gjithashtu sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë gjashtë mujore është 92,60%.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

  • Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2026.
  • Informatë nga DKA-ja për përfundimin e vitit shkollor 2024/2025./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.